Pulë me portokall, rozmarinë e sherebelë

Një pjatë që përgatitet në jo më shumë se 20 minuta. Mjafton pak vaj ullirit dhe ta servirni me sallatë të freskët.

Përbërësit:

  • 8 kofshë pule
  • 3 portokaj
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 gotë verë e bardhë e thatë
  • 4 lugë vaj ulliri
  • rozmarinë, sherebelë, dafinë

Përgatitja:

  • Parangrohni furrën në 200 gradë.
  • Pastroni dhe lani me kujdes kofshat e pulës e thajini me letër kuzhine.
  • Grini hudhrën dhe bashkojeni me erëzat aromatike.
  • Merrni një tepsi, shtoni vaj, shtoni kofshat e pulës, shtojini sipër erëzat që gritë me udhrën dhe futini në furrë.
  • Pas çerek ore kthejini kofshët nga ana tjetër, shtoni verë të bardhë dhe lërini të gatuhen për 15 minuta.
  • Shtrydhni tre portokajt dhe grini lëkurën e një prej tyre.
  • Uleni temperaturën e furrës në 180 gradë, shtoni tek copat e pulës lëngun e portokallit dhe lëkurën e grirë, përziejini mirë dhe vazhdoni gatimin edhe për 40 minuta.
  • Pula është gati. Servireni me sallatë të freskët.