Pulë me brokoli dhe oriz

Përbërësit:

700 gr fileto pule

200 gr oriz kokërrgjatë i zier

500 gr brokoli

50 gr gjalp

40 gr miell

300 ml lëng perimesh

300 ml qumësht

250 gr krem djathi

1 lugë gjelle vaj + 1 dado Avecrem

Kripë, piper dhe arrë moskat

2 lgj peksimadhe

2 lgj parmixhan

Fillimisht ziejmë orizin në ujë të valuar me kripë për 14 minuta. Filetot i lajmë, i thajmë dhe i marinojmë me 1 dado Avecrem të thërrmuar. Ngrohim tiganin dhe e skuqim mirë nga të gjitha anët për 15 minuta. E largojmë , e lëmë të ftohet pak dhe e presim në copa ose feta të holla.

Ndajmë brokolin në lulë të vogla, e shpëlajmë mirë dhe e vendosim në ujë të valuar për 2 minuta. E largojmë dhe e kullojmë mirë.

Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e kaurdisim atë pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë me lëng perimesh, shtojmë qumësht dhe duke e trazuar vazhdimisht rregullojmë shijen e salcës me kripë e piper dhe arrë moskat. Në fund shtojmë kremin e djathit dhe e lëmë të marrë valë për 4-5 minuta në temperaturë të ulët.

Bashkojmë në një tas copat e mishit , orizin, brokolin, salcën dhe i përziejmë mirë . i shtrojmë në një tavë të lyer me gjalp ose në tava 1 porcionëshe. Në fund bashkojmë peksimadhen me pak parmixhan dhe i spërkatim nga sipër . e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºC për 35-40 minuta.

Leave a Reply