Një televotim qëndroi i hapur për disa minuta gjatë spektaklit të sotëm.
Publiku duhet të zgjidhte me votat e tij banorin më të preferuar në shtëpi.
Në fund të televotimit, moderatorja Arbana Osmani lexoi 4 emrat që kanë ‘’rrëmbyer’’ pëlqimin e publikut në këtë pikë të lojës.
Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel rezultuan të kenë grumbulluar shumicën e votave nga publiku.
Pas këtij lajmi banorët nuk e fshehën habinë dhe nuk kursyen falenderimet për fansat e tyre./TCH