Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancen e tij një fëmijë 5 vjeçar të diagnostikuar me autizëm.
Pas raportimit të rastit nga familjarët, Fazliu u arrestua mbrëmë pas mesnate. Gazeta Insajderi ka siguruar video inqizimet ku i njëji dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmiun teksa dëgjon të qarat e tij.
“Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.
Sinjali ka siguruar pamje të rrahjes së mjekut, në lokalin Metro, në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, dje pasdite, ku shihet se si sulmohet nga dy të dyshuarit e tjerë.