Një grup personash janë mbledhur per te protestuar para selisë së PD-së, ku kërkojnë largimin e kreu demokrat Lulzim Basha. Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi deklaroi para mediave se Basha është thjesht patericë e Edi Ramës
“PD është shtëpia e demokratëve, ne hyjmë edhe me zor, dimë ta bëjmë edhe këtë. Në këtë protestë u është bërë thirrje që të mblidhen të gjithë demokratët. Do mblidhemi nesër, pasnesër dhe çdo ditë me radhë.
Ne nuk kemi ardhur të hyjmë në PD. Basha boll, kjo është ajo që kemi ardhur t’i themi liderit në thonjëza, Basha. Jemi aty ku nuk mban më. Lulzim Basha ka dy rrugë të vetme dhe të përcaktuara”, tha ai.