Profesori Amerikan qe jepte mesim ne shkolle private vret gruan e tij ne Tiranë dhe me pas veten

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike e djeshme e ndodhur në Laprakë, ku u gjet i varur një profesor amerikan i Albanian College Tirana. Viktima kreu aktin e rëndë pasi vari gruan dhe goditi deri në ngordhje dy qentë e tyre.

Në një letër të lënë për prindërit e tij, ai kërkoi falje që nuk kishte mundur të hiqte dorë nga veset, ndërsa kishte lënë dhe para me listë atyre që u kishte borxh.

Në letrën e lënë prindërve, ai u kërkonte falje që nuk kishte arritur të bëhej burrë dhe të hiqte dorë nga veset e tij, duke shtuar se po merrte me vete njerëzit e dashur.

Në letër, ai gjithashtu përmendte disa persona të cilëve u kishte borxh dhe shprehte se paratë që kishte lënë në kartë do të mjaftonin për të shlyer detyrimet. Profesori amerikan kishte katër vjet që jetonte në Shqipëri.

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku një mësues amerikan vrau gruan e tij, mbyti dy qentë e më pas vrau veten.
Trupi i gruas së pajetë u gjet në një nga dhomat e banesës së marrë me qira. Indonezianja Saragih Indah Lilis Sartika, lindur më 11.03.1976, paraprakisht dyshohet se është mbytur me litar. Gjithashtu, në të njëjtin ambient u gjetën të ngordhur edhe dy qentë e çiftit, për të cilët mendohet se janë goditur me mjet të fortë, dyshohet shkop bejzbolli.
Çifti kishin leje qëndrimi në Shqipëri. Amerikani Matthew Janes Wertz punonte si mësues në një shkollë private në Tiranë, ndërsa bashkëshortja e tij, Sartika, ishte e papunë.
U krye sekuestrimi i këtyre provave materiale:
– Litarët e gjetur në trupat e dy viktimave;
– Një letër e shkruar me dorë në gjuhën angleze, ku autori përshkruan veprimet e tij;
– Dorëshkrime të tjera të shtetasit Matthew Janes Wertz;
– Dorëshkrime të mëparshme të sekuestruara në shkollën ku ai jepte mësim;
– Një telefon celular;
– Katër laptopë;
– Një shkop bejzbolli;
– Një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
– Një automjet tip Mercedes A-Class, me targë AA 510 YP, në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.