AKU bllokon 20 kg qofte me prani të Salmonella spp
Pas marrjes së njoftimit nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) të raport provës jokonforme për prani të Salmonella spp. të kampionit “Brum qofte”, prodhuar nga subjekti “F.S”, Drejtoria Rajonale e AKU Elbasan kreu kontrollin zyrtar nga ku konstatoi se:
Subjekti ka prodhuar sasinë prej 20 kg produkt brum qofte, prej së cilës u mor mostër për kryerjen e analizave laboratorike, analiza të cilat rezultuan jokonforme.
Për shkeljen e konstatuar ndaj subjektit u vendos masa administrative “gjobë”, bllokimi i produktit me qëllim asgjësimin e tij, si dhe ndërprerja e linjës së prodhimit të produktit “qofte”, deri në daljen e përgjigjes së analizës zyrtare.