Ai mund të jetë vetëm nëntë vjeç, por Princi George e di saktësisht se kush është.
Djali i madh i Princit William dhe Kate Middleton, iu ka thënë shokëve të tij të shkollës se babai i tij do të jetë Mbret dhe se ata duhet të kenë kujdes.
Sipas autores mbretërore Katie Nicholl, George dhe vëllezërit e motrat e tij, Princesha Charlotte, shtatë vjeç dhe Princi Louis, katër vjeç, po rriten duke kuptuar se çfarë është Mbretëria dhe detyrat që kanë.
Ata po i rrisin fëmijët e tyre, veçanërisht Princin George, me një vetëdije se kush është dhe rolin që do të trashëgojë, por ata janë të prirur që të mos i rëndojnë me ndjenjën e detyrës. George e kupton se një ditë do të bëhet mbret dhe si një djalë i vogël që është kur u grind me shokët në shkollë iu tha: “Babai im do të jetë mbret, kështu që më mirë kini kujdes”.
Në librin e saj, Katie pohoi gjithashtu se Kate Middleton admiron teknikat e prindërimit të përdorura nga Princi Edward dhe Kontesha e Wessex, të cilët kanë fëmijë Lady Louise Windsor, 18 vjeç dhe James, Viscount Severn, 14. Pavarësisht se prindërit e tyre ishin anëtarë të familjes mbretërore, fëmijët, të cilët janë nipërit më të vegjël të Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip, u rritën pa tituj dhe jashtë syve të publikut.