Prek në shpirt vëllai i Arjanit: Nipi nuk e di, kërkon babanë si t’ia them unë, del te dera e kërkon si t’ia themi?

Vëllai i Arjan Salës, Edmond Sala, ka rrëfyer se me 32-vjeçarin ishte takuar një ditë përpara se të ndodhte tra gj edia.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Edmond Sala tha se pasi shkoi në magazinën e përfshirë nga flakët tek “Casa Italia”, kishte humbur çdo shpresë për të parë sërish vëllain e tij.

“Në darkë e takova për herë të fundit. Ai merr shërbimin në orën 1 e gjysmë të drekës. Më mori në telefon një mikesha ime aty, shpejt sepse ke Arjanin. Ka rënë z j arr tha. Më ka bërë telefonatën e parë. Kam vajtur direkt aty, isha me nusen time në makinë. E dija se nuk do ta marr më. E ndjeva. Gjithë ai tym nuk kishte shans të dilte. Ka filluar punë që në moshën 18 vjeç”, është shprehur Edmond Sala.

Dje në darkë në emisonin ”Opinion” vëllai i Arjan Salës, tha se nipi i vogël nuk e di ende se i ati nuk jeton më. Me lotët në sy ai tha: Ai është me fëmijët e mi. E kam dërguar me fëmijët e mi te çuni i djalës. Nuk di si t’ia them. Ai vinte ora 9 dilte te dera kërkon të atij. Nuk di si t’ia them. E kemi shumë të vështirë.”