Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, të cilën Balliu ka vendosur që ta mbajë ”sek rete”, ka sjellë sot në jetë një djalë
Ish-deputeti shprehet se ky ëhstë një lajm i gëzueshëm për të, dhe nuk mund të mos e ndante dhe me miqtë e tij në rrjetet sociale. Ja çfarë shkruan në Facebook ish deputeti Balliu:
“Të dashur miq. Sot kam vendosur të ndaj me ju lajmin më të rëndësishëm, më të lumtur të jetës time. Sot unë dhe bashkëudhëtarja e jetës time jemi bërë prindër për herë të parë.
Plot emocione, lumturi ishte takimi me ty biri im, takim që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë. Por këtë moment nuk mund të mos e ndaja me ju miqtë e mi të mirë në kohë të bukura dhe të vështira. Zoti bekoftë çdo fëmijë dhe çdo prind të këtij vendi.”