Policia del me njoftimin e fundit i ben thirrje shoferëve

Policia ka nisur ka nisur monitorimin në rrugë, nisur nga moti i keq dhe reshjet e shiut.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse.

Të gjitha akset rrugore janë në monitorim të pandërprerë nga shërbimet e Policisë Rrugore, nëpëmjet përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, makinave inteligjente dhe radarëve automatikë.


Njoftimi policisë:

Nisur nga moti i keq me reshje shiu, si dhe nga konstatimi i shkeljeve të kryera nga drejtuesit e automjeteve, në akset rrugore nacionale, kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara, shkelje të cilat, në kushtet e lagështirës, përbëjnë rrezik të shtuar për përfshirje në ngjarje rrugore, Policia Rrugore ka rritur prezencën në rrugë dhe monitorimet me mjetet inteligjente, në të gjithë vendin.


Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të moderojnë shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit, ndërsa drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse. Gjithashtu drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve duhet t’u japin përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha.

Të gjitha akset rrugore janë në monitorim të pandërprerë nga shërbimet e Policisë Rrugore, nëpëmjet përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, makinave inteligjente dhe radarëve automatikë.

Policia Rrugore nuk ka asnjë qëllim për të shtuar sasinë e masave administrative, por ka vetëm një prioritet, parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Kontributi i të gjithë përdoruesve të rrugës rrit sigurinë e jetës dhe garancinë për një destinacion të sigurtë.