Marrdhënia e Beatrix me Donaldin duket se zyrtarisht është e krisur!
Mes Antonelës dhe Donaldit u zhvillua një bisedë për marrëdhëniet e tyre. Ata kanë treguar se kanë dashuruar me të vërtetë shumë por lidhjet nuk kanë zgjatur.
Ajo që ka habitur jo pak, ishte deklarata e Donald Veshaj, i cili u shpreh i pasigurtë për të ardhmen e lidhjes me Beatrix.
Këtë hipotezë e ka mbështetur edhe Antonela e cila tha se ‘dashuritë e vërteta kanë përfunduar gjithmonë me ndarje dhe vetëm atëherë e kupton sesa shumë e ke dashur atë person’.
Vetë Antonela tregoi se ka një lidhje dashurie me një djalë jashtë shtëpisë së BBV, prej pak kohësh dhe se ky person ka bërë shumë për të.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Unë tek rastësia nuk besoj, mund të ndodhi që ajo nuk më pëlqen mua, nuk më pëlqen mënyra sesi mund të bëjmë seks për shembull, të flasim realitetin. Çfarë po bëjmë këtu? Po shesim gjë moral apo po parashikojmë gjëra se ku e di unë sesi do të vazhdoj kjo histori. Është ndarë dhe Romeo me Zhulietën që është historia më e bukur e dashurisë.
Antonela: E di që dashuritë më të bukura që iu kanë ndodhur njerëzve janë të atyre që janë ndarë. Dashuritë më të bukura janë ato që t’i ndjen kur vuan për atë personin, ndahesh, aty e kupton sesa shumë e ke dashur atë person. Na ka ndodhur të gjithëve që kemi thënë “ kam qenë i dashuruar me të, ti mbase nuk e di kurrë se çfarë ndjen ai tjetri por di se çfarë ndjen ti në zëmrën tënde, ajo është dashuria.
Donaldi: Siç të thashë për atë vajzën, kam qenë 22 vjeç, nuk e ke idenë se çfarë njeriu ka qenë. Në këto situata asnjëri nuk na bën as njerëz më të mirë as njerëz më të ligë.
Antonela: Jo absolutisht, ti mund ta konsiderosh zgjedhjen time gabim unë jo, dikush tjetër e konsideron drejtë dikush tjetër jo. Gabimet janë ato që ne kemi përkufizime në tru ose parime sido t’i quajmë, fundja ti bën çfarë të thotë zemra. Ma beso që të kuptoj shumë mirë kur thua çfarë bëjnë të tjerët pasi është shumë më rëndësi ajo dhe kur të tregoja për këtë personin që kam njohur…
Donaldi: Për sa kohë ke qenë më të?
Antonela: Jo more unë nuk jam ndarë më të, kam rreth një muaj e lidhur. Për pak kohë ka bërë shumë për mua. I dua personat që bëjnë shumë, jo se ia kam nevojën sepse jam e zonja vetë por kur mbështeten të gjithë tek ty…
Donaldi: Mund të vijë femra më e bukur në botë, mund të bëjë gjithçka për mua por unë nuk e kam qejf, nuk ka lidhje, ty të ka pëlqyer diçka tjetër tek ai jo se të ka bërë diçka, karakteri besoj.
Antonela: Ishte shumë i butë, i dashur, unë i vlerësoj njerëzit që ma durojnë tipin dhe nuk duan të më ndryshojnë.
Donaldi: E di sa e vështirë është t’i harrosh…
Por edhe Beatrix ka shfaqur disa pasiguri në raport me Donaldin.