Po përgatitej për dasmën, 27-vjeçarja nga Berati humb jetën nga covidi

Ariola Sakollari (Gjeçi). Vajza nga Berati që priste të martohej së shpejti humbi jetën në Spitalin “Shefqet Ndroqi”

Një lajm jo i mire për qytetin e Beratit humbja e jetës në lulen e rinisë të një 27-vjeçareje nga lagjia “Donika Kastrioti”. Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga Coronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore,e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë,ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.

Top Channel