Iliri dhe Donaldi kanë pasur një tjetër debat mbrëmjen e djeshme. E gjitha ka nisur, pasi Donaldit nuk i kanë pëlqyer batutat e Ilirit dhe Meridianit, të cilët kanë improvizuar emisionin Fiks Fare.
Mirëpo, e kundërta ka ndodhur me Ilirin. Ai ka qeshur pafund me batutat e Donaldit kur prezantoi edicionin e lajmeve.
Më pas, Iliri i ka thënë se nuk duhet të ndihet keq për nominimet që bëri, pasi ishte zgjedhja e tij. Ndërkohë, Donaldi i ka thënë që po vjell vrer ndaj tij, madje duke përdorur edhe një fjalë ofenduese. SHIKO VIDEON KETU
Iliri e ka pritur me shumë qetësi dhe ka debatuar. Ai e ka quajtur Donaldin si Frojdi, pasi ai shpesh herë thotë që jam në trurin e njerëzve.
Nderkohe, në një bisedë me Dagz,Meridiani ka folur për Donaldin ku është shprehur se ai është treguar shumë i ulët me zgjedhjen që bëri spektaklin e mbrëmshëm.
“Për mua ai u tregua shumë i ulët,ai atë gjë nuk e ka bërë me zemër, mbrëmë ai e bëri me llogari”,tha Meridiani. “Unë këtu nuk i besoj shumë punës së zemrës se ti duhet patjetër të nominosh dikë”,tha Dagz.