Dëmtimi i enëve të gjakut për gjithëfarë arsyesh na lë me shenja në lëkurë që brenda 7 ditëve ndryshojnë ngjyrë nga vjollcë, në të gjelbër e të verdhë. Akush nuk do të donte të kalonte nëpër të gjitha këto faza ndaj femrat më së shumti shohin makeup-in si zgjidhja e vetme , por ajo që nuk dini është se disa përbërës natyralë kanq fuqinë jo vetëm të zehin shenjat port ë përshpejtojnë dhe procesin e shërimit.
1. Piper i kuq dhe vazelinë. Për të përshpejtuar procesin e shërimit të një plagë, Skin Again rekomandon përzierjen e specit djegës (pluhur) me vazelinë.
Përziejeni mirë dhe lërëni masën të ftohet para se ta aplikoni në lëkurë.
2. Majdanoz
Kjo erëz e freskët është e njohur për vetite e saj antiinflamatore ! Ajo që duhet të bëni është të copëtoni disa fije majdanozi t’i shtypni dhe t’i vendosni mbi lëkurë.
3. Uthull dhe ujë të ngrohtë
Uthulla rrit qarkullimin e gjakut afër sipërfaqes së lëkurës. Kjo është arsyeja pse aplikimi i saj do të ndihmojnë në shpërndarjen e gjakut ! Përzieni një lugë uhtull molle dhe një lugë ujë të ngorhtë dhe shenja do të zhduket për pak ditë.
4. Falë vitaminave K dhe C, lakra e bardhë ka fuqinë gjithashtu të zbehë shenjat në lëkurë. Vendosni një fletë lakër mbi të nxirën dhe lidheni me një qese apo fasho. Lëreni për gjatë gjithë natës dhe përsëriteni këtë gjë për 2-3 netë.
5. Qese çaji. Çaji i gjelbër dhe i zi janë të pasura me taninina të efektshme që zvogëlojnë indet e fryra dhe ngushtojnë enët e gjakut.
6. Qepë.
E fundit por jo më pak efektivja, qepa ! Vendosni një copë qepë mbi plagë dhe lëreni të bëjë efektin brenda pak orëve.
SHIKO.NEWS