Perkqesohet moti për javën e ardhshme, reshje shiu dhe..

Java e ardhshme sipas sinoptikaneve pritet të karakterizohet nga nje mot i paqëndrueshëm.

Thuajse në të gjithë territorin do të mbizotërojnë reshjet e shiut, të paktën deri ditën e enjte.

Megjithatë, temperaturat nuk pritet të ndryshojnë shumë në vlerë, duke ruajtur një kostante si ato të ditëve të kaluara.

Prej muajit mars, që përkon edhe me nisjen e pranverës, vendi është shoqëruar me reshje e temperatura të ulëta.

Madje, pak ditë më parë, u rikthyen edhe reshjet e dëborës.