Ëmbëlsirat janë sigurisht të preferuarat e një pjese të mirë të njerëzve, veçanërisht fëmijëve. Ata shijojnë më shumë kur përgatiten në shtëpi, sepse dimë çfarë përbërësish do të përdorim dhe sigurisht që ata do t’i zgjedhim në mënyrën e duhur.Ndonjëherë sipas dëshirës mund të përdorim përbërës shtesë për të eksploruar gjëra të reja me recetat apo edhe mund të zëvendësojmë një produkt me një tjetër.
Kështu, gjatë Luftës së Dytë Botërore në recetat e tortave apo ëmbëlsirave të tilla me pandispanjë, përdorej uthulla në vend të vezëve.Aciditeti i uthullës shkakton proteina kur bie në kontakt me miellin dhe kjo bën që pandispanja e tortës apo keku të jenë të buta dhe të shkrifëta.Ju nuk keni pse të eleminoni vezët në këtë rast për të arritur të njëjtin efekt. Thjesht përdorni pak uthull, dy lugë të vogla kafeje do të ishin mjaftueshëm në recetën tuaj të ëmbëlsirës gjatë kohës që përgatisni brumin.
Shtojeni në brumë dhe përziejeni së bashku me përbërësit e tjerë. Do të shihni që edhe pasi të ftohet, keku do të vazhdojë të jetë sërish i butë.
SHIKO.NEWS