TIRANË– Pension shtesë të posaçëm do t’u jepen 15 personaliteteve të fushave të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Ky është vendimi i marrë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Bëhet fjalë për aktorët Bujar Asqeriu, Marjeta Larja, Zani Ziçishti, Sotiraq Bratko, Shahistin Fatos Muço, Kompozitorin Thoma Gaqi, Mjeshtrin e futbollit Uran Xhafa, Shkrimtaren Diana Çuli, këngëtarin Kozma Dushi, kompozitoren Diana Toçe, studiuesin Ylli Drishti, Lluka Qafoku dhe të tjerë.
Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703. Vendimi hyri në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare 31 dhjetor 2021.
(a.b)/dosja,.al