Dhurata qe mori Parashqevi Simaku nga kanalin amerikan ABC 7

Programi “On your side” në kanalin amerikan ABC 7 ishte duke ndjekur një akt bamirësie në stacionin kryesor të trenave në Nju Jork ku disa të pastrehëve po iu shpërndaheshin çanta shpine me dhurata.

Secila çantë kishte një shënim të shkruar me shkrim dore nga një fëmijë. Njërën prej këtyre çantave të shkruar nga Ella e mori këngëtarja e famshme shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ishte edhe pjesë e kronikës së televizionit amerikan.

Gazetarja Nina Pineda, e cila bëri kronikën, teksa po fliste në studio e kanalit ABC7 pas jehonës që iu bë këngëtares së famshme shqiptare, tregoi edhe kërkesën që vetë Parashqevia i kishte bërë gazetares.

“Këngëtarja dhe kantautorja tha se po ndihet më mirë dhe se komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë. Ajo më pyeti, nëse e kemi gjetur vajzën e vogël që shkroi shënimin në atë çantë shpine dhe emri i saj është Ella. Në shënim shkruhej: “Pavarësisht sa të vështira bëhen gjërat, kujto se ka shpresë dhe njerëz që janë aty duke të mbështetur në çdo hap të udhëtimit”, tregon gazetarja.