Pasi bashkeshorti e tradhetoi gruaja ben veprimin qe po cudit te gjithe

Sipas Nadës, një telefonueseje nga Tirana në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, karakteri i njeriut është i pandryshueshëm. Telefonuesja është e martuar dhe thotë se bashkëshorti e ka tradhtuar por ajo e ka falur. Madje tani Nada e do edhe më shumë saqë bëhet xheloze për të.

Nada: Pas martese më ka tradhtuar partneri.

Aldo: Kush të tha ty? Jo mi jo!

Nada: Një herë vetëm.

Aldo: Me një herë s’quhet apo quhet?

Nada: Unë ia fala njëherë, por ai s’të tradhton njëherë o zemër, të tradhton përditë.

Aldo: Pse e ka bërë prapë?

Nada: Po ku marr vesh gjë unë?

Aldo: Ah dyshon, nuk është se di gjë.

Nada: Dyshoj, dyshoj por vetë s’kam parë gjë.

Aldo: E pyete ti pse ndodhi?

Nada: Pse ndodhi, kam kuptuar se do të më bëjë xheloze mua.

Aldo: Ah e paska pasur me qëllim të mirë apo jo?

Nada: Po, po qëllim të mirë.

Aldo: Qëllim të mirë, nuk është se e deshi ai dhe vajti. Ai vajti thjesht për ty meqë s’ia vare ti apo jo?

Nada: Ndoshta kështu si thua ti Aldo.

Aldo: Dhe besoj që kjo ka shtuar dashurinë?

Nada: Po, unë e dua më shumë sa kam filluar të bëhem xheloze.

Aldo: Imagjino të të tradhtojë prapë ai ty sa shumë do e duash! Për mrekulli!

Nada: Akoma më shumë, po e puth akoma më shumë që mos të më tradhtojë./tvklan.al