Teksa zjarret e shumtë në një verë tepër të nxehtë, Greqisë i duhet të përballet edhe me tërmetet.
Një lëkundje e tokës është regjistruarnë orën 15:38. Lëkundjet ishin ne Dodekanezin, me një shaklle 5.1 Rihter.
PresidentI i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen e Tërmeteve ( OASP), njoftoi se tërmeti u shënua në 5.1 Rihter nga 5 Rihter që ishte dhënë fillimisht.
Ndërsa nxitoi të sqaronte se kjo është dridhja e tretë e fortë në zonë që nga fillimi i lekundjeve. “Ne po shikojmë fenomenin, është një dridhje sizmike, një nga më të ndjerit në ishull dhe vjen nga e njëjta zonë fokale.” Sipas ekzaminimit paraprak nga Instituti Gjeodinamik i Athinës, i cili regjistroi tërmetin mesditën e së martës, ai u përqëndrua në zonën detare, 27 kilometra në perëndim në jugperëndim të Tilos, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.