Pas shumë peripecive 50-vjecari fiton betejën me tumorin ne kokë

Doktori largoi tumorin me trajtimin e tij personal

Një mjek australian vuri jetën e tij në rrezik për të provuar planin e tij të trajtimit.

Profesori i Universitetit të Sidneit, Richard Scolyer, ka punuar në një trajtim të ri pionier për një formë të pashërueshme më parë të kancerit të trurit, të quajtur glioblastoma – me të cilën ai vetë u diagnostikua një vit më parë.

Pasi tumori u zbulua në trurin e tij, ai shfrytëzoi rastin për të bërë një eksperiment të guximshëm. Me udhëzimet e tij, ai përshtati një trajtim që kishte hartuar më parë për pacientët me melanoma – duke u bërë vetë pacienti i parë në botë me kancer në tru që ka përdorur një kombinim imunoterapi para-kirurgjike.

Tetë muaj pasi bëri një operacion për të hequr tumorin, doktori pasi mori rezultatin e rezonancës zbuloi se ende nuk ka asnjë shenjë përsëritjeje, duke e deklaruar atë pa kancer.

Sipas studimeve kaha mesatare për përsëritjen e kësaj grade të tumorit të trurit normalisht ulet në gjashtë muaj, kështu që ai tashmë është duke i tejkaluar pritshmëritë.

Stafi i universitetit të tij shprehet krenar në një deklaratë: “Duke ndërmarrë një trajtim eksperimental me rrezikun e shkurtimit të jetës së tij, ai ka avancuar kuptueshmërinë e kancerit të trurit dhe po u sjell dobi pacientëve të ardhshëm.”

Megjithatë, nëse trajtimi i profesorit Scoyler mund të vërtetohet se ndihmon në zgjatjen e kohës mesatare për përsëritje, vetëm kjo do të ishte një hap i madh përpara, ndërsa mundësia që ai mund të parandalojë përsëritjen do të thotë se mund të jetë edhe më e rëndësishme.
Kjo nuk do të thotë se kemi ndonjë lloj garancie se imunoterapia e kombinimit para-kirurgjik do të bëhet një kurë e sigurt, por është një tjetër rrugë e madhe hetimi për studiuesit, kjo është e sigurt. SHIKO.NEWS