Nga fundjava me temperatura të larta dhe me diell, moti këtë javë ka marrë kthesë. Java ka nisur me dominimin e vranësirave të shpeshta ndërsa mëngjesi i së martës ka sjellë reshje shiu që përfshinë të gjithë territorin shqiptar.
Pritet që reshjet e shiut herë pas herë të jenë në formën e rrebesheve në zonat veri-lindore. Edhe në skajin jugor pritet të kemi herë pas here rrebeshe afatshkurtra shiu.
Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim kemi përmirësim gradual të kushteve të motit, por në zonat malore vranësirat mbeten prezentë duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.
Pas ditës së premte, e shtuna dhe e diela parashikohen të jenë të dominuara nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave.