Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares Beatrix Ramosaj, ka reaguar pas kritikave që po i bëhen vajzës së saj shkaku i afërsisë dhe puthjeve me aktorin Donald Veshaj, shkruan Express.
Ajo ka shpërndarë një reagim në Instagramin e saj në të cilin mes tjerash thuhet se “mjaft gjykuam sepse kështu nuk do të mbërrijmë askund”.
Ndryshe, publiku është i ndarë pas romancës së Beatrix me Donaldin.
Një pjesë e madhe po i kritikojnë të dy për shkak të asaj që po konsiderohet “tradhti” ndaj prezantueses Bora Zemani që pati një raport pezull me aktorin e humorit.
Beatrix dhe Donald mbrëmë kanë shkëmbyer edhe puthje./Expres