Deklarata brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku Paloma rrëfeu se i shoqi ka pasur varësi ndaj alkoolit dhe ajo e ka vuajtur, madje e ka denoncuar në policia në një rast kur ai po tregonte dhunë ndaj saj beri shume bujë.
Kjo beri qe burri i saj Alandi te shkonte mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” për t’u përballur me të.
Ai i la në dhomën e rrëfimit një trofe mbi të cilin shkruhej “Aktorja më e mirë”, por më pas e qetësoi duke i thënë se ishte vetëm një lojë.
Alandi nuk e mohoi se e kanë lënduar disi fjalët e Palomës dhe i kërkoi të tregojë vetëm momentet e bukura.
“Këto gjëra kanë kaluar tani. Familja është prekur pak. Trego momentet e bukura, ajo ka kaluar tashmë. Shkruajnë portalet jashtë. Herë tjetër mos bëj edhe aq shumë fabula pasi gjërat nuk kanë qenë kaq të egzagjeruara”, i tha ai.
“Tregova një moment të errët, ti je pastruar prej dy vitesh. Nuk ke qenë i vetëdijshëm.Ti je dashuria ime, më i bukuri në botë dhe babai më i mirë”, iu përgjigj Paloma.