Pas Arbanës, Donaldi shkëput marrëdhënien edhe me Lori Hoxhën

Nuk u mendua se do ndodhte kaq hapur. Nga prapaskenat e Big Brother VIP, beteja tashmë është zhvendosur në Instagram.

Binajkët Veshaj kanë hequr nga personat që ndjekin, dy motrat Hoxha, Lori dhe Sara të cilat ishin edhe producentet e Big Brother VIP.

Donald Veshaj, që duket se ka dalë i pakënaqur pasi çmimin e madh e rrëmbeu balerini Ilir Shaqiri, ka vendosur të distancohet edhe nga Arbana Osmani, duke e eliminuar edhe atë.

Por vetë moderatorja vijon ta ketë në listën e personave që ndjek Donaldin. Ndërsa Romeo vazhdon ta ndjekë Arbanën.

Pakënaqësia e rivalit më të fortë të balerinit, Donald Veshaj, nisi që mbrëmë në prapaskena. Ai është filmuar teksa bashkë me të vëllanë përplaset me produksionin.

Por askush nuk e mendonte një reagim kaq hapur aq sa Donaldi dhe Beatrix nuk shkuan as në festën e BBV. Tani mbetet për t’u parë ç’do ndodhë ditët në vijim.