Ishte veçse 16 vjeç kur Edmond Karamuça nga Elbasani emigroi drejt Greqisë për një jetë më të mirë.
Për 15 vite punoi në një furrë buke, duke mësuar shumë mbi sekretin e përgatitjes së prodhimeve të brumit dhe hapjes së petëve.
Ndonëse në vendin helene trajtohej dhe paguhej mirë mori vendimin që bashkë me familjen e sapo krijuar të rikthehej në vendlindje.
Pavarësisht pasigurive vendosën të hapnin një biznes familjar në përgatitjen e produkteve të brumit në Elbasan.
Fillimi thotë kishte vështirësi,por shumë shpejtë krijoi klientelën e tij besnike e cila zgjerohet dita ditës.
Per me shume ndiqni videon