Parashqevi Simaku flet për herë të parë pas daljes nga spitali psikiatrik. Ja cfarë kam berë per 4 javë ne psikiatri

Diva e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, flet për herë të parë pas daljes së saj nga spitali psikiatrik në Nju Jork, ku qëndroi për katër javë.

Në videon e postuar në Instagramin e biznesmenit, Elton Ilirjani, Parashqevi Simaku shfaqet e buzëqeshur, ndërsa thotë se bëri një pushim absolut për katër javë në spital.

Ajo zbuloi gjithashtu detaje nga rutina e saj në spital.

Këngëtarja tha se gjatë qëndrimit në psikiatri, ajo bënte çdo ditë fiskulturë dhe se konsumonte shumë ujë.

Me batutë ajo tha “përditë bëja fiskulturë, pija ujë dhe jo raki.”

“Të dua shumë, të falënderoj nga zemra (i referohet Elton Ilirjanit) . Bëra një pushim absolut, kishin disa pyetje shumë shqiptarë shumë amerikanë që unë duhet të shkoja të pushoja këto katër javë. Përditë bëja fizkulturë, pija ujë dhe jo raki”, tha këngëtarja.