Panxhari nje nga perimet me te mira per zemren tuaj dhe shendetin

Si do qe te jete menyra e konsumit te panxharit, leng apo i zier, ku ushqim shume i mire per zemren na jep antioksidante dhe ndihmon trupin tone duke ulur inflamacionin apo tensionin e larte.

Panxhari eshte nje nga perimet me te kendshme per cdo stine. Cmimi i tyre nuk justifikon aspak vleren qe ka pasi panxhari eshte i pasur me antioksidante, fibra dhe shume vitamina e minerale te tjera. Studimet kane treguar se konsumi i tij rrit performancen atletike dhe ndihmon ne lehtesimin e simptomave te disa semundjeve.

Megjithate nese keni ndonje shqetesim nga veshkat tuaj eshte mire te flisni me mjekun tuaj para se te konsumoni panxhar pasi eshte i pasur ne kalcium dhe shkakton gure ne veshka.

Por nese je nje atlet apo kerkon nje pergatitje te mire atletike para ushtrimeve, ju patjeter duhet te merrni leng panxhari.

Nderkohe qe ne gjethet e panxharit gjendet me shumice vitamin K dhe ne nje tas sallate me keto gjethe e merrni sasine e nevojshme qe ju duhet per vitaminen K.

Prandaj se bashku panxhari dhe gjethet e tij nese konsumohen ju bejne mire per imunitetin, per mpiksjen e gjakut si edhe per shendetin e kockave. shiko.news