Piloti vendosi të mos ulej në Tiranë për shkak të motit të keq dhe i ktheu pasagjerët në Pulia.
Panik mes pasagjerëve të fluturimit Bari-Tiranë këtë mëngjes, 29 janar. Piloti, pas disa tentativash, ka vendosur të mos ulet për shkak të kushteve të këqija të motit dhe i ka kthyer pasagjerët në Bari, pasi i kishte lajmëruar mbi vështirësitë, pasi avioni kishte pak karburant.
Në fund, të gjithë pasagjerët që duhet të mbërrinin në Shqipëri përpara orës 11, janë ulur në Tiranë pasdite, raporton La Repubblica.