Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se është koha që vendet të heqin ose të paktën të lirojnë kufizimet e tyre ekzistuese të udhëtimit në lidhje me COVID-19.
Siç raporton VOANeës, gjatë takimit të tyre OBSH tha se kufizimet e udhëtimeve për shkak të Covid-19, nuk janë efektive, teksa përmendi rritjet e shifrave të infektimeve si provë.
“Dështimi i kufizimeve të udhëtimit të vendosura pas zbulimit dhe raportimit të variantit omikron për të kufizuar përhapjen ndërkombëtare të omicron tregon joefektivitetin e masave të tilla me kalimin e kohës,” thuhej në raportin e komitetit .
Për më tepër, ata thanë se kufizime të tilla “nuk ofrojnë vlerë të shtuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në stresin ekonomik dhe social të përjetuar nga qytetarët”.
Ndër të tjera ata këshilluan se masat e sigurisë, si maska, tekstimi, izolimi, karantina dhe vaksinimi, duhet të bazohen në vlerësimet e rrezikut për të shmangur vendosjen e një barre të tepëruar financiare për udhëtarët ndërkombëtarë.
Paralajmërimi i OBSH-së kundër kufizimeve të udhëtimit nuk është një qëndrim i ri për agjencinë. Kur varianti omicron u bë i njohur për herë të parë, ata këshilluar vendet që të merrnin një “qasje të bazuar në rrezik dhe shkencore” për të luftuar variantin, në vend të thjesht rivendosjes së kufizimeve të udhëtimit.