Pandemia boterore e koronavirusit i ka trazuar jetët miliarda personave, duke bërë që shumë të qëndronin në shtëpi për muaj me radhë dhe madje shumë të tjerë, të humbin punën apo gjithe cka kishin arritur.
Mirepo duket se është ende larg kthimi në jeten normale si dikur.
Keshtu eshte deklarata e bërë nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp nga Gjeneva, në Zvicër.
Adhanon ka thene:
“Pandemia ka ndryshuar mënyrën në të cilën ne jetojmë jetën tonë, duke imponuar një normalitet të ri dhe duke qenë larg normalitetit të vjetër, për të jetuar në siguri. Bëhet fjalë vetëm për të bërë zgjedhjet e duhura. Ju kërkojmë të gjithëve që të respektojnë masat kudo që shkojnë, pasi zgjedhja e tyre mund të bëhet çështje jete ose vdekje”, u shpreh ai.
Shqetësimi i tij ishte se këto javët e fundit janë parë vatra të infektimi në diskoteka dhe ambiente ku grumbullohen njerëz, e ne kete menyre bëri thirrjen e fortë se virusi është ende aktiv dhe gatishmëria duhet të jetë maksimale ne ruajtjen e secilit te shendetit.
“Mos prisni që dikush tjetër t’iu mbrojë. Të gjithë kemi një rol për të luajtur në këtë situatë, për veten dhe të tjerët. Nuk ka rëndësi se ku jeton dhe sa vjeç je. Ti mund të jesh lider në komunitetin tënd”, apeloi kreu i OBSH.
Shpresojme qe shumica e njerezve te ndergjegjesohen e te mundohen te jene te kujdesshem ndaj masave qe duhet te marrin.