Autori i spektaklit “Klanifornia”, Turjan Hysko ka njoftuar se Klanifornias do t’i bashkohet një nga emrat më të njohur të humorit në Shqipëri.
Bëhet fjalë për aktorin e madh Behar Mera, i cili është bërë pjesë herë pas here e skeçeve, por nuk ka qenë aktor zyrtar në “Klanifornia”.
“Pse vetëm politika bën blerje?! Behar Mera tashmë zyrtarisht në Klanifornia”, shkruan Turi duke publikuar një foto të Merës.