Një ndërtues ka prish shtëpinë, të cilën e kishte ndërtuar vetë, pasi pronari nuk i kishte dhënë paratë.
Ndërtuesi, ende i paidentifikuar, shkoi në shtëpinë ku kishte punuar prej disa kohësh dhe e rrezoi atë, duke filluar nga çatia dhe pjesët e tjera.
E gjitha ndodhi kur pronarët e shtëpisë ishin me pushime.
Sipas asaj që raporton DailyMail, shkaku ishte, pasi ndërtuesi dhe pronari i shtëpisë nuk ranë dakord për 3500 paund. Pronari i shtëpisë e ka denoncuar ndërtuesin .
Ngjarja është parë nga fqinjët, por askush nuk ka ndërhyrë.