NATO ka tentuar në një përpjekje të dështuar të komunikojë me Rusinë nëpërmjet një telefonate, shkruan CNN po ka qen e pa mundur.
“Ne po përpiqemi por deri tani ka qene e pa mundur.Situata ka dal jashte kontrollit.
Komentet e zyrtarëve të NATO-s pasuan sulmet e Rusisë në një bazë ushtarake ukrainase në fillim të kësaj jave, vetëm 10 milje nga kufiri polak, gjë që ngriti shqetësime për përhapjen e mundshme të konfliktit në një vend anëtar të NATO-s.
“Siç e kemi parë tani, Rusia është e përgatitur të përdorë përsëri, në mes të Evropës, mjete ushtarake për të arritur qëllimet politike, ia vlen dhe do të diskutohet për të çuar përpara sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore për të mbuluar zonat që janë ngjitur me Rusinë, “tha një nga zyrtarët.
Komandanti suprem aleat i NATO-s ka aktualisht komandën dhe kontrollin mbi rreth 40,000 ushtarë, tha zyrtari, si dhe qindra avionë dhe më shumë se 200 anije në det.
Të pyetur në lidhje me thirrjen e Polonisë të mërkurën për të dërguar forcat e NATO-s në Ukrainë në një mision “paqeruajtës”, zyrtarët ushtarakë të NATO-s sugjeruan se një plan i tillë do të ishte i paqëndrueshëm.
Ndaj do te shikojm se cfare do te ndodh ne javen e katert te luftimeve.