Pas ngjarjes me te riun Klodian Rasha dhe protestave ne rrethe shume personazhe jane prononcuar ne mbeshtetje me kete ceshtje.
Pas protestave ne Tirane eshte deklaruar Stresi si organizator dhe mbeshtetes bashke me shume te rinj. Por nuk mbeten pas edhe disa nga ‘rivalet’ e tij perfshire edhe Noizyn, i cili bëhet protagonist edhe ai, por me një zgjedhje tjetër.
Reperi “Noizy” tregoi, teksa ishte i ftuar tek bieta Sulo, takimin me familjen e të ndjerit Klodian Rasha ku shkoi per ngushellim me babain e tij.
“Më thanë faleminderit shumë për iniciativën, që erdhe deri këtu dhe i solle këto të ardhura, por ne do i çojmë direkt për bamirësi”, – tha Noizy, teksa ishte pjesë e “Ftesë në 5”.
“Aty u ndjeva më mirë në fakt dhe kuptova që kishin edhe dy djem të tjerë”.
“Ishin të zotët e vetes shkurt e shqip. Ishin njerëz fisnikë e me nderin e lartë dhe sinqerisht më vjen shumë keq që u ka ndodh ajo lloj fatkeqësie”, – u shpreh ndër të tjera “Noizy”.