Këngëtarja, Genta Ismajli ka disa ditë që është bërë nënë. Ajo dhe i dashuri i saj Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare të cilat shkruajnë se këngëtarja ka disa ditë që ka lindur, madje ajo është shumë mirë së bashku më binjakët e saj.
Sipas koha.net këngëtarja së bashku me Ustan kanë vendosur t’i mbajnë fëmijët larg mediave, duke mos ekspozuar asgjë.
“Genta po mundohet t’i mbajë fëmijët sa më larg mediave. Fokusi i saj momental është tek kënga që ajo ka publiku, këngë kjo që është realizuar kohë më parë gjatë shtatzënisë se saj. Ajo dhe fëmijët kanë një shëndet shumë të mirë për momentin”, tha burimi i afërt me këngëtaren.
Megjithatë vetë Genta në rrjetet e saj sociale nuk ka shpërndarë asnjë njoftim ndërsa të gjithë janë në pritje të emrave të dy vogëlushëve.