Pamundësia ekonomike e një familjeje në Tepelenë pengonte Kamilën që të ndiqte ëndrrat e saj. Por pasi zgjodhi të shkruajë në programin “Shqipëria që duam”, asaj iu hap një derë e re. Tashmë 20-vjeçarja ka nisur një kurs për parukeri në fund të së cilës mund të pajiset me një certefikatë e cila do t’i shërbejë për t’u punësuar brenda dhe jashtë vendit.
Por jo vetëm kaq, shumë shpejt edhe babai i saj do të nisë punë në fabrikën e ujit.
“Jam nga Tepelena, 20 vjeç. Familja ime nuk më plotëson dot dëshirat dhe kërkesat e mia. Pasi shkruajta në platformën “Shqipëria që Duam” më mundësuan të nisja një kurs formimi tre mujor ku merr një certefikatë për brenda dhe jashtë Shqipërisë. Unë po ndjek kursin e parukerisë. Pas letrën time flitet për punësimin e babait tim në fabrikën e ujit”, thotë vetë Kamila në një rrëfim, teksa duket shumë e lumtur për rrjedhën e re që po merr jeta e saj.