Ngrihet ALARMI/ IGJEUM del me paralajmërimin çdo ndodhë sot dhe nesër në vendin tonë?

Ngrihet një tjetër alarm nga IGJEUM. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dalë sot me një njoftim për ditën e sotme dhe të nesërme për një rrezik të shtuar për zjarre.

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër (e shtunë dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 37 °C

në vendet e ulëta: 21 / 37 °C

në vendet malore: 16 / 32°C

Era

Sot pasdite (e premte dt.13) dhe nesër (e shtunë dt.14) era pritet të fryjë e lehtë.