Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotëme një video me veprat infrastrukturore në vend teksa njofton se prej 2 muajsh ka nisur puna në kantierin e tunelit të Llogarasë.
Nga 55 minuta që bëhet aktualisht Qafa e Llogarasë, përmes ndërtimit të tunelit të Llogarasë do të bëhet vetëm për 7-10 minuta.
“Prej dy muajsh ka nisur puna në Tunelin e Llogarasë, janë kryer 10% e punimeve ”, shkruan Rama. Tuneli do të ketë hyrje nga ura e Shën Elizës dhe del në urën e Palasës ndërsa vlen të theksojmë që do të ndërtohet edhe një “urë e varur” gjigante.