Një front i fuqishëm i ftohtë ajror nga sot pritet të depërtojë drejt Ballkanit nga Alpet Evropiane duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit fillimisht në Slloveni ku priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Shtrëngata shiu nesër priten edhe në bregdetin slloven duke ardhur drejt Kosoves Shqiperise dhe Maqedonise.
Përderisa fronti depërton në veriperëndim të Ballkanit, në Kosovë dhe Shqipëri priten te ulen temperaturat edhe më shumë megjithese nga dita e marte temperaturat te ulen.
Ky front do të arrijë në Kosovë dhe Mal të Zi të mërkurën pasdite në formë më të dobësuar, por ende me gjasa të prodhojë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale. Rrebeshe priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe lokalisht edhe në veri dhe lindje të Shqipërisë, ndërsa të enjten priten rrebeshe më të përhapura shiu edhe në Shqipëri.
Fronti do të sjellë përsëri freski kalimtare pas vapes së fuqishme që pritet nesër dhe të mërkurën paradite. Edhe ky front shumë pak do të afektojë Shqipërinë deri të entjen, kur priten ulje të lehta të temperaturave dhe rrebeshe lokale shiu./MeteoBallkan