Nese vuani nga marramendja doktoresha tregon ushtrimet se si ta kaloni kete problem

Pyetje: Vuaj nga periudha të marramendjes akute kur shtrihem dhe ngrihem nga një pozicion horizontal. Unë besoj se kjo është BPPV, e cila duket e lidhur me një problem veshi.A mund të më tregoni për këtë dhe nëse mund të bëj diçka?

Përgjigje: BPPV nënkupton vertigo beninje paroksizmale pozicionale dhe është një shkak i zakonshëm i marramendjes.

{Beninje do të thotë se shkaku i marramendjes nuk është një kërcënim për shëndetin tuaj. Paroksizmale dmth se marramendja vjen me faza të shkurtra. Pozicionale do të thotë se marramendja provokohet nga pozicione të caktuara të trupit ose kokës, dhe Vertigo është emri mjekësor për ndjesinë e marramendjes.}
Është më e zakonshme tek njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar.

Në fakt, kjo marramendje e ka origjinën nga një pjesë e veshit të mesëm të quajtur kanale gjysmërrethore, ku ka një koleksion kristalesh të vogla të cilat mund të shkëputen nga pozicioni i tyre dhe të shkaktojnë marramendjen. Pasi kristalet janë liruar, vendosja e kokës në pozicione të caktuara mund të bëjë që kristalet të lëvizin, duke e bërë trurin tuaj të mendojë se po lëvizni edhe pse në fakt s`është e vërtetë.

Lajmi i mirë është se ka diçka që mund të bëni edhe vetë për ta trajtuar dhe quhet Manovra Epley. Ju duhet ta ktheni kokën në një sërë lëvizjesh për t’i kthyer kristalet aty ku i përkasin. SHIKO.NEWS

per me shume shikoni videon