Mjeku Gent Stroni ka komentuar shtimin e rasteve të infektimit brenda vatrave familjare, që sipas tij është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me ngarkesën virale që personi merr në momentin e infektimit.
Stroni tha se kjo është dhe një nga arsyet se pse mjekët preken më rëndë nga Kovid, pasi sasia e virusit që ata marrin është shumë e madhe.
Sipas mjekut tashmë është vënë re se nëse një person e kalon rëndë virusin, e gjithë familja e tij ka po ashtu gjasa që të manifestojë shenja të rënda të sëmundjes. Stroni tha se e vetmja mënyrë që mund të ndiqet është distancimi social, qoftë dhe vetë brenda anëtarëve të familjes.
“Ngarkesa virale që merret në momentin e infektimit ka të bëjë shumë, kjo është edhe arsyeja se mjekët sëmuren rëndë, pasi kanë pasur një kohë të gjatë ekspozim ndaj virusit, duke marrë një ngarkesë virale të madhe.
Praktika na ka treguar se ka pasur familje të ndryshme, që e kanë kaluar relativisht rëndë virusin. Shihet se nëse një prej familjarëve e kalon rëndë viru sin, e kalojnë dhe pjesa tjetër.
E vetmja shmangie që ne mund të bëjmë është distancimi, dhe sidomos higjiena. Nëse të gjithë do të kishin të njëjtën mundësi, të distancimit, atëherë do të ishte shumë më mirë.
Ka gjithnjë e më shumë persona që po kërkojnë ndihmë në spitale për oksigjen dhe për aparate të frymëmarrjes së drejtuar”, u shpreh Stroni.
Ndaj ruani distancimin social dhe tregohuni vigjilent dhe ruani veten tuaj dhe familjen tuaj.