Njerëzit tradhtojnë partnerët e tyre për arsye të ndryshme. Ekzistojnë gjithashtu nivele të ndryshme të tradhtisë, nga ato më të vogla deri tek më të rëndat.
Disa studime sugjerojnë se njerëzit inteligjentë kanë më shumë gjasa të duan të tradhtojnë partnerët e tyre.
Të dhënat e reja të sondazhit nga Ashley Madison, kanë treguar se njerëzit me profesione të caktuara kanë më shumë gjasa të jenë të pabesë ndaj partnerëve të tyre. Ata kërkuan që 1074 anëtarë të Ashley Madison të plotësonin një anketë për punët e tyre.
Por cilat janë ato vende pune në të cilat shanset për tradhti janë më të mëdha? Mësojini njëherë e mirë!
Për gratë:
1. Mjekësia
Mjekësia është një nga profesionet e para në të cilën gratë kanë tendencë të tradhtojnë burrat e tyre. Kombinimi i orëve të gjata me stresin është një arsye që mund t’i tundojë gratë për tu përfshirë në lidhje jashtëmartesore me kolegët.
2. Mësimdhënia
Pas mjekësisë, një tjetër vend pune ku numri i tradhtive është i lartë është arsimi.
3. Financa, marketingu dhe komunikimi
4. Artet
5. Punët sociale
Për burrat:
1. Biznesmenët
Burrat në biznes punojnë me orë të çrregullta dhe është më e thjeshtë për ta të mos tregohen besnikë ndaj partnereve të tyre.
2. Punonjës në hotel, barist apo kamarier
3. Avokatia
4. Politikanët