Nënë Besnikja tregon se si i ben magji dhe nuk bente dote femije. Tani jetoj e vetme

Nënë Besnikja nga fshati Rubjeke, e cila prej vitesh jeton krejtësisht e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkeshortit të saj, shprehet se ka një arsye “të veçantë” se pse nuk ka bërë dot femijë. Ajo rrëfen mendimin se ne rini i kanë bërë magji, pasi personi që e ka bërë e ka thënë publikisht dhe e ka pranuar vetë.

“Të jesh pa fëmijë është fatkeqësia më e madhe në jetë. Mendoj se më kanë bërë magji. Nuk besoj në magji, por personi e ka deklaruar me gojën e vetë. Ka thënë do e marr nusen filani, pa të shoh nëse do të bëjë fëmijë. Janë gjëra të kaluara. Ku ta gjeja unë në atë kohë personin që ta prishte magjinë. Nuk kishte as hoxhallarë, as që merreshin me magji në atë kohë”, tha ajo.

Nënë Besnikja shton se ajo vetë nuk ka besuar në magji, por dyshimet i janë shtuar kur të gjitha kontrollet mjekësore për të dhe bashkëshortin kanë dalë në rregull dhe të aftë për të bërë fëmijë.

“Ishim shumë të dashur me njëri tjetrin dhe pse skishim fëmijë. Ne ishim pa defekt, kemi bërë kontrolle gjithandej dhe nuk e di pse nuk u bëmë me fëmijë. Mungesa e fëmijës i çon në ndarje çiftet, pork jo nuk ka ndodhur kurrë te ne.

I kam thënë njëherë pas shumë vitesh që nuk bënim dot fëmijë, “ti shko në punën tënde unë në punën time”. Kurrë nuk e bëj atë më tha, ishte shumë i vendosur”, tha ajo.