Në fund të seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”, Eliverta kërkon që të zgjidhet çështja e shtëpisë së saj. Siç u shpjegua gjatë rubrikës së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, fqinji ka ngushtuar hapësirën e hyrjes së Elivertës për në shtëpinë e saj në një ngushticë sa mund të kalojë vetëm një person.
Erori, djali i vetëm i Elivertës, i thotë nënës së tij se ajo ka 20 vjet që nuk e zgjidh këtë çështje. Ai i kërkon që ajo të kalojë shtëpinë në emrin e tij në mënyrë që ai të ndjekë procedurat, por banesa ndodhet në emrin e babait. Eliverta nuk e përkrah sepse thotë se ai do t’i nxjerrë nga shtëpia nëse bëhet kjo.
Eni Çobani: Të bëra një pyetje, për djalin çfarë do bësh, do ia lësh shtëpinë djalit?
Eliverta: Djali. Në qoftë se unë i nxjerr problemet e këto gjëra, djali ta ketë këtu që është publiku, unë djalit hëpërhë shtëpitë nuk ia jap.
Eni Çobani: Hëpërhë.
Eliverta: Dëgjo, dëgjo, kanë ngjarë shumë raste që vdes burri, vjehrrën e… kam kushërirën time unë, evlati s’e do, i vdiq i shoqi, iku në Itali, e mori dhëndri. Po unë s’kam as çupë, unë vetëm një djalë kam. Të vijë puna të më thojë mua nusja ik, nuk ia jap unë se kanë ngjarë shumë, nuk pyesin erdhi koha.
Eror: Nëno, po ma zgjidhët këtë problemin dakord, po s’ma zgjidhët, me mua bye-bye.
Eliverta: Nuk ta jap, shtëpinë nuk ta jap, rrugën dua të ma zgjidhësh që mos të më vritet ky djalë.
Eror: Bye.
Eni Çobani: Të zgjidhim sa më shpejt rrugën Ardit…
Ardit Gjebrea: U zgjidh, nuk u zgjidh, asgjë, nuk ia jep shtëpinë.
Eni Çobani: Jo, unë besoj që Eliverta do të bindet më pas.
Ardit Gjebrea: Jo, jo. U zgjidh, nuk u zgjidh Eli këtë thotë, puna e rrugës ta harrojë shtëpinë.
Eliverta: Vetëm mos të më vritet djali, mos të ketë sherr…
Eni Çobani: Se pronën ti nuk ia jep.
Eliverta: Jo, shtëpinë nuk ia jap.