Nëna e dy fëmijëve kishte rënë dakord të merrte me qira shtëpinë qe ajo deshironte pasi kishte biseduar me nje agjent shitjesh. Dhe ai i kishte ofruar nje cmim shume te mire dhe kushte shume te mira.
Ajo shkoi te nesermen për të bër një vizitë në adresë pasi kishte ca dyshime dhe donte të shikonte gjendjen brenda.
Mirëpo ajo aty kuptoi se kishte rënë pre e një mashtrimit në pronë që nuk kishte qenë kurrë në treg për tu dhënë me qera.
Historia e saj nis kur ajo kishte publikuar një njoftim se ishte në kërkim për një shtëpi me qera. Dikush me nje llogari dhe adrese te rregullt i ofrohet dhe pasi shkembyen mesazhe në whatsapp dhe rane dakort te bënte marrëveshjen.
“Ata dërguan një faturë dhe një marrëveshje qiraje. Gjithçka dukej autentike,” tha Kelly.
Por ajo filloi të dyshonte kur pronari i rremë filloi të kërkonte para para kohe.
Madje iu kerkua 2 muaj paradhenie, 1400$. Me tej kur i kerkuan edhe 700$ te tjera ajo vendosi te shkonte vete ne ate prone.
Kur ajo trokiti ne deren e shtepise ne fjale, pronari i shtëpisë i hutuar doli në dere i habitur nga pyetja: “A është kjo prona qe jepet me qira?”
“Ai tha: “Jo, nuk ka qenë kurrë – mendoj se ju kanë mashtruar”.
Fotografitë e përdorura nga mashtruesi ishin marrë nga faqja e internetit e një agjenti pasurish.
Kelly menjehere kontaktoi policinë dhe ia dorëzoi të gjitha informacionet që kishte. Banka e saj që atëherë ka qenë në gjendje të rikuperojë paratë që ajo kishte shpenzuar.
“Kjo ngjarje më ka mësuar të mos kthehem dhe të kërkoj një pronë, ose të mos u besoj njerëzve,” tha ajo. “Herën tjetër do të kaloj përmes njerezve me te besueshem.
Policia ka paralajmëruar se qiramarrësit duhet të vizitojnë pronën fillimisht, të jenë absolutisht të sigurt se me kë kanë të bëjnë, të flasin me qiradhënësit aktualë dhe të mos ndahen kurrë me shuma të mëdha parash pa bërë kontrollet e duhura.