Aktori Donald Veshaj, duket se është shumë i rënduar psikologjikisht. Ai sot ka shkruar në pasqyrë: Më nxirrni që këtu. Kjo situatë vjen pasi dikush, i identifikuar si ‘Leo’ u ndodh pranë shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ duke u deklaruar si fansi i Bora Zemanit. Leo bërtiti me ofeza ndaj Donaldit dhe Beatrix.
Mbase një reagim i Bora Zemanit, i cili nuk ka ardhur akoma, do qetësonte disi mbi reagimin në publik rreth trekëndëshit. Duket se çdo gjë po i kalon limitet dhe nuk po merret asnjë masë. Ky sezon i ‘Big Brother VIP’ i ka përballur banorët me situata, të cilat i kanë rënduar shumë psikologjikisht.
Donaldi dhe Beatriz janë vënë nën shenjeshtrën e të gjithëve, duke filluar nga Arbana Osmani, opinionistët e BBV, shumë personazhe të njohur e deri te publiku i thjeshtë. Donaldin e shikojnë si “tradhtar” pas la të pazgjidhur situatën me Borën dhe shprehu haptazi pëlqimin për Beatrix.
Mjafton të shohësh në rrjetet sociale, në faqet zyrtare të BBV apo dhe në instagramin personal të Donaldit që menaxhohet nga Romeo, ke një fluks komentesh negative, sharjesh, ofendimesh, ndaj tij. I vëllai, Romeo, reagoi me një fjali të vetme përmes një videoje ku shkruan : Mos ki frikë të thuash të dua ❤️
Donaldi tregoi mbrëmë në emision se priste një shenjë nga Bora, gjë e cila nuk erdhi kurrë. “Për mua ishte një shenjë dhe prisja një shenjë që nuk më erdhi kurrë. Prisja një shenjë, një konfirmim ose dicka. Kam qenë i turbullt. Kam qenë në një presion të madh, përzierje ndjenjash realisht të forta”
“Në momentin që ka ardhur Trixa, më ka pëlqyer gjithmonë tipi i saj, por nuk kam dashur t’ia pranoj vetes sepse kam menduar për njeriun jashtë dhe kur kam qenë jashtë e nuk kam qenë me të. Jam njeri që bëj shumë për njerëzit. Nuk doja t’ia pranoja vetes për një puthje që kam dhënë. E quaja të gabuar se dhe Semi thoshte ashtu.”, tha Donaldi.