Ndryshon moti: Ikin reshjet, vijnë ditët më të ftohta të dimrit, flet sinoptikania: pas të premtes presim..

Pas ndërprerjes së reshjeve, i gjithë vendi do të përfshihet nga acari dhe ngricat. Sipas sinoptikanëve, masat e ftohta polare që kanë zbritur në Ballkan kanë përfshirë edhe Shqipërinë, me temperatura që pritet të zbresin deri në -10 gradë Celcius.

Brenda kësaj jave do të përjetojmë ditët më të ftohta të dimrit. Vetëm pas të premtes presim një rritje të temperaturave duke u kthyer në vlerat normale të janarit.

Sipas sinoptikanëve, ndryshe nga fillimi i Janarit, 10 ditëshi i dytë i muajit do të jetë me temperatura të ulëta, si dhe herë pas here me reshje shiu dhe dëbore.

Per me shume shikoni videon