Futbolli algjerian ndodhet në zi! Mesfushori i kombëtares algjeriane U-23, Bilel Benhamuda ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare, pas një aksidenti me makine.
Lojtari i USM Alger, i cili ishte një nga figurat kryesore në kampionatin algjerian, po kthehej në shtëpi pasi luajti në Turneun e “Katër Kombeve” kundër Kongos duke shënuar një nga tre golat e fitores.
Benhamuda po udhëtonte në autostradë, i shoqëruar nga një mik, kur humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtyllë.
Automjeti ka marrë flakë dhe të dy kanë humbur jetën.